Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Milan blindon Maignan e mendon për të ardhmen: rinovim deri në 2028

Lapsi.al 31 May 2023
Milan blindon Maignan e mendon për të ardhmen: rinovim deri në

Milani planifikon të ardhmen e tij, me synimin për t'u rikthyer në fushë për sezonin 2023-24 më konkurrues se kurrë. Pas njoftimit për prezantimin e fanellave të reja për vitin e ardhshëm, kuqezinjtë po studiojnë planin për merkaton. Synimi është të niset me konfirmimet, duke u hedhur më pas me kokë në objektiva që nuk janë fshehur kurrë. E me rinovimin e Rafael Leao një hap larg, ai i Maignan duket një formalitet i pastër. Portieri në këtë pikë do të marrë edhe një rregullim më se të merituar të kontratës. E ndërkohë, në klubi mendon për dy goditjet nga jashtë: Kamada dhe Loftus-Cheek.

PLANI PËR TË BLINDUAR MAIGNAN

Një armë e vërtetë shtesë për Milan, sepse me të në fushë, kuqezinjtë ndiheshin më të sigurt dhe pothuajse të pathyeshëm në një sezon që, ndryshe nga viti i kaluar, pati shumë ulje-ngritje. Dy vjet pas mbërritjes së tij në San Siro, Maignan së shpejti mund të marrë rregullimin e merituar në kontratën e tij. Kuqezinjtë janë të gatshëm ta blindojnë Magic Mike ndaj emrave të mëdhenj që duan t'a rrëmbejnë. Nga viti 2021, kur mbërriti nga Lille, kontrata e portierit francez nuk është prekur asnjëherë. E rinovimi që vjen mund të sjellë lajme të rëndësishme për portierin kuqezi. Në tavolinë, në fakt, ka një rinovim për pesë vitet e ardhshme, deri në vitin 2028, me një rregullim page prej 30%. Francezi kështu do të shkojë nga 2.8 milionë aktualë në 4. Një hap i respektueshëm përpara për Maignan, që do të bëhej kështu i dyti më i paguar, me meritë, në skuadrën e kuqezinjve. E gjithashtu do të lejonte Milan të shmangte sulmin e emrave të mëdhenj, pretendentë të mundshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI