Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Shpëton Broja, Pochettino i bën dalje 15 lojtarëve te Chelsea: ja kush do të ndryshojë fanellë

Lapsi.al 31 May 2023
Shpëton Broja, Pochettino i bën dalje 15 lojtarëve te Chelsea: ja

Maurizio Pochettino sapo ka mbërritur, por është gati për një revolucion te Chelsea: 15 lojtarë janë në listën e largimit. Sipas Daily Mail, me ardhjen e argjentinasit Pochettino në pankinën e Blues, janë të shumtë lojtarë që duhet të largohen. Jo vetëm sepse organika e klubit është e stërfryrë, por edhe sepse një pjesë e mirë janë jashtë planit të tij për të rithemeluar klubin. Vitin e kaluar pronësia ka investuar 600 milionë euro por është jashtë garave evropiane. Mes atyre që do të largohen është edhe Joao Felix: lajm i konfirmuar nga Atletico Madrid që zotëron kartonin e talentit portugez.

"Bye Felix", ka shkruar Star Sport. Për Daily Mail, Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy dhe Callum Hudson-Odoi me siguri do të largohen nga Stamford Bridge, si dhe padyshim Joao Felix. Me dyshim është edhe César Azpilicueta, Marko Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek dhe N'Golo Kante. Ish-napolitani Kalidou Koulibaly gjithashtu mund të largohet, ndërsa Denis Zakaria e sigurt që do të kthehet te Juventus.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI