Flash

Video/ Absurde në Francë, Buades sulmohet ndërsa festonte golin: ndeshja u ndërpre, lojtari në spital

Lapsi.al 3 June 2023
Video/ Absurde në Francë, Buades sulmohet ndërsa festonte golin:
Lojtari i Rodez, Lucas Buades u sulmua nga një person teksa festonte një gol të shënuar. Lojtari u transportua në spital me dyshimin për një traumë në kokë. Ishte një ndeshje thelbësore si për promocionin e vendasve të Bordeaux, ashtu edhe për shpëtimin e Rodez, por Buades mori gjithë skenën. Në fakt, në minutën e 22' anësori i miqve shënoi dhe i dha avantazhin skuadrës së tij. Lojtari festoi para kameras në fund të fushës, bashkë me shokët e tij të skuadrës. Por në momentin që ai po festonte, një person iu afrua dhe e shtyu përtokë.

I TRANSPORTUAR NË SPITAL

Anësori francez qëndroi në tokë për 3 minuta i ndihmuar nga stafi mjekësor. Por punonjësit e shëndetësisë nuk i besuan formës së futbollistit dhe kërkuan zëvendësimin në mënyrë që ta çonin në spital për kontrolle të mëtejshme. Ajo që shqetësoi stafin mjekësor ishte trauma e mundshme kraniale e pësuar nga francezi, që goditi kokën kur u rrëzua në tokë.

AGRESIONI NDAJ LOJTARIT TË RODEZ

Ndeshja u pezullua e duhet ende të riluhet. Në fakt, lojtarët e të dyja skuadrave u rikthyen në dhomat e zhveshjes dhe do të jetë në dorë të Gjykatësit Sportiv të dekretojë rezultatin e ndeshjes. Një humbje në tavolinë është e mundur për vendasit. Kjo natyrisht do të minonte shanset e tyre për të arritur promocionin. Ndërkohë, duhet sqaruar nëse personi që sulmoi Buades ishte tifoz apo një punonjës i brendshëm në stadium. E sigurtë është që ai u ndalua nga policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI