Flash

Feyenoord fut në lojë Mr. Bean për të ngacmuar Romën: video tallëse bën xhiron e botës

Lapsi.al 4 June 2023
Feyenoord fut në lojë Mr. Bean për të ngacmuar Romën:

Rivaliteti mes Romës dhe Feyenoord nuk jep asnjë shenjë qetësie. Përplasje mes tifozerive datojnë vite më parë dhe u përforcuan me kalimin e viteve, deri në finalen e Conference League të sezonit të kaluar në Tiranë dhe përballjen e çerekfinales së Europa League këtë sezon. Të dyja ndeshjet përfunduan me fitoren e verdhekuqve. Që atëherë, dy klubet nuk kanë bërë gjë tjetër veçse ngacmojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, me postime dhe video që synojnë talljen e kundërshtarit.

E për holandezët, fakti që skuadra e Jose Mourinho u mund në finalen e Europa League nga Sevilla dhe nuk arriti të kualifikohej në Champions League, ishte një bekim i vërtetë. Klubi i Roterdamit ka postuar disa video në TikTok duke u tallur me rivalët e tyre, më e fundit pak orë më parë.

PROVOKIMET E FEYENOORD

Vetëm dy ditë më parë klubi holandez ishte tallur me Romën për dështimin për t'u kualifikuar në Champions League. Fillimisht reagoi Dybala dhe më pas direkt verdhekuqtë. Por për Feyenoord, ngacmimi i kryeqytetasve italianë duket se është bërë një mision. E kështu, një tjetër video është shfaqur në TikTok, në të cilën skuadra e Roterdamit tallet me rivalët e tyre. Temë është sërisht mospjesëmarrja e ekipit të drejtuar nga Mou në edicionin e radhës të kupës me veshë të mëdhenj. Protagonisti i filmit, i famshmi Mr Bean.

Në klipin e publikuar nga Feyenoord, duket Mr. Bean në një nga episodet e tij, ku tenton të hyjë në aeroplan, duke u nisur nga klasi i parë (qartësisht Champions League). Ai i nxjerr gjuhën dhe tallet me gjithë ata që ishin në sektorin ekonomik, të gjitha të shënuara me emblemën e Romës. I përkëdhelur dhe i kënaqur, Mr Bean 'holandez' zë vendin e tij, pikërisht pranë Napolit. Tashmë, megjithatë, pritet përgjigja nga klubi verdhekuq...

@feyenoordTime to take off, ciao ✈️?

♬ original sound - Feyenoord

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI