Flash

Ish-lojtari i Inter Belfodil arrestohet në Paris: donte të mbyste të motrën adoleshente

Lapsi.al 5 June 2023
Ish-lojtari i Inter Belfodil arrestohet në Paris: donte të mbyste
Telashe të mëdha në Francë për Ishak Belfodil, një njohje e vjetër e Serie A pasi ka luajtur për Inter, Bolonja dhe Parma. Sipas raportimeve nga Le Parisien, franko-algjeriani në fakt u arrestua pranë Parisit. Akuza ishte e rëndë: agresion ndaj motrës së tij të vogël 15-vjeçare. Belfodil u arrestua fillimish me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Sipas të dhënave të para 31-vjeçari kishte tentuar të mbyste motrën e tij pas një debati të dhunshëm. Por më pas ai u la i lirë dhe çështja u mbyll. Në Itali nga viti 2012 deri në vitin 2015, me periudhat mes Bolonjës, Parmës, Inter dhe Livornos përpara se të përfundonte në Katar, Belfodil u ndalua nga policia pranë kryeqytetit francez. Aty, raporton e përditshmja franceze, ai ishte me pushime me familjen e tij. E megjithatë, për arsye ende të paqarta shpërtheu një sherr i dhunshëm. Lexo më tej: “Për momentin nuk dua të shqetësoj…”. Inter në shënjestër të një finlandezi të pasur: ja kush është Zilliacus 31-vjeçari, lexohet në faqet e Le Parisien, ka tentuar të mbyste motrën e tij të vogël 15-vjeçare. Vajza, të paktën për momentin, nuk ka bërë asnjë denocim. Belfodili u dëgjua nga hetuesit dhe pas një marrje të gjatë në pyetje u la i lirë dhe çështja u mbyll. Aktualisht, pasi ka lënë pas përvojën e tij në Gjermani te Hertha Berlin, Belfodil luan për Al Gharafa në Katar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI