Flash

"Sekreti" që mësoi Lukaku para finales me City: “Heronjtë e tripletës na treguan diçka”

Lapsi.al 5 June 2023
"Sekreti" që mësoi Lukaku para finales me City:
Ndeshja më e rëndësishme e vitit, në të vërtetë e dekadës, për të gjithë tifozët ziklatër është vetëm pak ditë larg. E gjithë vëmendja është natyrisht te finalja e Champions League kundër Manchester City. Anglezët janë favoritë në letër, por Inzaghi do të mund të mbështetet në kompaktësinë e grupit. Sigurisht edhe te dyshja Lautaro-Lukaku në një formë mahnitëse si në kohën e Contes. Pikërisht Big Rom i intervistuar në Cnn foli për mënyrën se si ekipi po përgatitet për finalen. Belgu zbuloi një anekdotë interesante për heronjtë e tripletës të vitit 2010. “Të luash kundër ekipit më të mirë në botë është një gjë e bukur – shpjegoi Lukaku për CNN-. Dua ta shijoj pa presion dhe të jap maksimumin në fushë. Manchester City është një ekip i stërvitur mirë, Guardiola ka një plan të ndryshëm loje në çdo ndeshje. Kështu që Haaland gjithmonë ka raste të reja shënimi dhe arrin të hapë mbrojtjet”.

KONSTATIMI I HERONJVE TË TRIPLETËS

Sulmuesi belg zbuloi, më pas, se çfarë i thanë disa lojtarë të Interit legjendar të tripletës së vitit 2010: “Ata erdhën për të parë disa seanca stërvitje dhe na thanë se ekziston e njëjta frymë si atëherë”. Lexo më tej: “Kujtoja se po tallej”: Steven Zhang zbulon profecinë e Lukakut, në Duomo festë e çmendur zikaltër Lukaku zbulon se dhoma e zhveshjes u kompaktësua gjatë lockdoën-it të parë: “Në atë kohë vërtet kaloja shumë më tepër kohë me shokët e skuadrës sesa me djalin tim të madh... Duke luajtur, duke u kthyer në hotel, duke qëndruar në dhomë, duke parë ndeshje së bashku e kështu me radhë gjithcka na afroi". Lukaku është kthyer në pikë force për zikaltrit. E tani, Inzaghi, që deri tani ka preferuar nga minuta e parë Dzeko në Champions, është i tunduar të ndryshojë pikërisht në finale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI