Flash

Video/ Erzeni përmbyt Korabin në shtesë: shijakasit edhe një vit në Superiore, dëshpërohen dibranët

Lapsi.al 4 June 2023
Video/ Erzeni përmbyt Korabin në shtesë: shijakasit edhe një

120 minuta në Niko Dovana pëqr të përcaktuar skuadrën që do të qendrojë edhe vitin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar. Erzeni ka siguruar kështu prezencën për një tjetër edicion në Kategorinë Superiore. Skuadra shijakase ka mbrojtur vendin e saj duke kaluar 2-1 Korabin, pas kohëve shtesë, në finalen e play-out.

Dibranët në fakt besonin se mund tia dilnin, sidomos pasi kaluan Flamurtarin, për të mbërritur në aktin e fundit. Erzeni nga ana tjetër vinte nga një seri negative në kampionat, që i rrezikoi jo pak edhe rënien direkte. Sidoqoftë, në stadiumin e shtëpisë Erzeni u mundua të imponojë ritëm e lojë, i lehtësuar edhe nga goli i shpejtë i Sadikit. Në minutën e 3', në zhvillimet e një goditje këndi të luajtur shkurt, Alan harkoi për Sadikin i cili me kokë shënoi golin e avantazhit.

[video width="928" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/erzeni.mp4"][/video]

Korabi megjithatë nuk hoqi dorë nga ëndërra dhe u mundua të balancojë lojën, duke shfrytëzuar edhe zhdërvjellsinë e Kekos. Të besuarit e Shpend Kumbarçes ia dolën në minutën e 19' të ekuilibrojnë situatën me golin e Tabakut. Lojtari bëri gjithcka mirë brenda zonës, duke mposhtur Xhikën. Shijakasit e drejtuar nga Deliallisi reaguan dhe u munduan të gjejnë hapësirën për të ndëshkuar dibranët, tani të mbledhur rreth zonës, në pritje të ndonjë kundërsulmi.

[video width="928" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/korabi.mp4"][/video]

Sidoqoftë gjithcka shkoi në shtesë, aty ku vendosi Mehmeti, tre minuta pasi kishte nisur e para. Një pasim inteligjen mes linjave gjeti Mehmetin të lirë para portës e goditja e tij mposhti Qyranin, duke vendosur ndeshjen. Në fund shijakasit shënuan edhe golin e tretë me Kapllanin, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Erzeni bëhet kështu skuadra e 10 e Superiores, e vetmja që nuk ishte zrytarizuar ende.

[video width="928" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/erzeni-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI