Flash

Real Madrid bën goditjen e madhe në merkato: Jude Bellingham zbarkon në Bernabeu për 120 mln euro

Lapsi.al 7 June 2023
Real Madrid bën goditjen e madhe në merkato: Jude Bellingham zbarkon
Jude Bellingham është zyrtarisht mesfushori i ri i Real Madrid. Marrëveshja mes klubit spanjoll dhe Borussia Dortmund është arritur dhe anglezi i lindur në vitin 2003 do të luajë në Bernabeu. Për ta bërë këtë, Blancos do të paguajnë 100 milionë euro plus 20 të tjera bonuse. Aprovimi i lojtarit ishte arritur tashmë disa kohë më parë. Në bazë ishte një kontrate gjashtëvjeçare me pagë 10-12 milionë euro neto në vit. Bellingham pritet në kryeqytetin spanjoll në ditët në vijim. "Hej Jude, don't be afraid...". Mund të nisë kështu, duke cituar rastësisht Beatles, aventura në Spanjë e Jude Bellingham. Talenti i ri, por me eksperiencë ndërkombëtare e në xhiron e kombëtares, është blerë nga Real Madrid. Anglezi, bashkë me Tchuameni e Camavinga, do të formojë mesfushën e të ardhmes. Lexo më tej: Hamann ul me këmbë në tokë Bellingham: “I duhet të ndryshojë sjellje nëse pretendon klube të mëdha” Borussia Dortmund u dorëzua përpara insistimit të merengues, më i fortë dhe më bindës se ai i Liverpool. Klopp, mbi të gjitha, vuajti faktin se nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. E kështu Bellingham pritet në Madrid këtë javë për të kryer ekzaminimet e zakonshme mjekësore. Djaloshi do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën deri në vitin 2029 me Real Madrid, në Bernabeu, shtëpia e tij e së ardhmes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI