
Numri i të vdekurve nga aksidenti vdekjeprurës hekurudhor i djeshëm që ndodhi pas përplasjes së dy trenave në Toledo të Spanjës, është rritur në të paktën 74. Raporti i publikuar nga Komisioni i Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore (CIAF) i Ministrisë së Transportit.
Pasi vizitoi një spital në Toledo ku po trajtohen të plagosurit në aksidentin hekurudhor, Mbreti Felipe VI bëri thirrje sot që të merren masa për të parandaluar një tjetër tragjedi hekurudhore .
“Hetimi duhet të përcaktojë se si dhe pse ndodhi kjo fatkeqësi. Ne gjithashtu duhet të studiojmë masat që duhen marrë për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha ai.