Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Kryeministri Burnham: Do të doja ta shihja Britaninë përsëri në BE, por vendos populli

Lapsi.al 26 October 2026

Kryeministri Burnham: Do të doja ta shihja Britaninë përsëri

Kryeministri britanik, Andy Burnham deklaroi se Brexit nuk ka “evoluar” siç iu ishte premtuar qytetarëve, ka dobësuar ekonominë dhe marrëveshja aktuale nuk është mjaftueshëm e mirë, por përjashtoi çdo ndryshim të rëndësishëm gjatë mandatit aktual parlamentar. 

Kryeministri tha se Britania kishte përfunduar me një “Brexit më të vështirë se ai i propozuar gjatë fushatës së referendumit”. 

Duke mbrojtur rregullat më të rrepta të imigracionit të Ministrisë së Brendshme, Kryeministri britanik theksoi se Brexit ka dobësuar aftësinë e Mbretërisë së Bashkuar për të kontrolluar kufijtë e saj, pasi nuk mund të deportojë më njerëz në Evropë.

I pyetur nëse donte që Britania të ribashkohej me Bashkimin Evropian, Burnham tha:

“Kam thënë se do të jem i sinqertë dhe do të them se, gjatë jetës sime, do të doja ta shihja të ndodhte, por nuk do ta shtyj opinionin publik. Nuk do të imponoj pikëpamjet e mia këtu. Populli britanik është ai që vendos.” 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI