Flash

Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin dhe protestuesit e tjerë të dhunuar

Lapsi.al 26 October 2026

Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin dhe protestuesit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e Erjon Vishkullit gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në kryeqytet. Paralelisht, organi i akuzës po heton edhe dyshimet për përdorim joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas ngjarjes së 24 tetorit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të dokumentuar ngjarjen në përputhje me ligjin.

Në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka administruar pamjet filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartelën mjekësore të të dëmtuarit pranë Spitalit Universitar të Traumës. Gjithashtu, autoritetet po punojnë për përcaktimin e mënyrave të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim dërgimin e një letërporosie për vijimin e veprimeve hetimore.

Përveç rastit të Erjon Vishkullit, në të njëjtin procedim penal po hetohen edhe dëmtimet e disa qytetarëve të tjerë gjatë protestave studentore në Tiranë. Hetimet synojnë të verifikojnë nëse gjatë ndërhyrjeve policore është respektuar parimi i proporcionalitetit dhe nëse punonjës të Policisë së Shtetit kanë përdorur forcë përtej asaj që lejohet nga ligji. Deri më tani, Prokuroria ka administruar rreth 20 kartela mjekësore të qytetarëve të dëmtuar. Po ashtu, verifikimet për këto raste po vijojnë në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI