Flash

Demokratët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, pritet të bashkohen me studentët

Lapsi.al 31 October 2026

Demokratët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së

Pas protestës para Kryeministrisë, demokratët kanë njoftuar se do tu bashkohen studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetët kanë nisur tashmë marshimin nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku prej 19 ditësh vijon protesta e studentëve kundër qeverisë Rama.

Pak më herët, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, përcjelli një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Duke folur për mediat, Noka kërkoi largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa deklaroi se PD do të mbështesë kërkesat e studentëve dhe se protesta e opozitës do të vijojë në krah të tyre.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI