Flash

Dy sindikata të arsimit të shtunën në protestë poshtë zyrës së Ramës e Kumbaros

Lapsi.al 23 October 2026

Dy sindikata të arsimit të shtunën në protestë

Dy sindikata të arsimit në Shqipëri kanë bërë thirrje për solidarizim me protestën kombëtare të studentëve e cila do të mbahet të shtunën, më 24 tetor. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar u kanë bërë apel mësuesve, studentëve dhe pedagogëve që të bashkohen në tubim, në mbrojtje të të drejtave të tyre.

SPASH ka njoftuar se do të marrë pjesë në protestë, e cila nis në orën 11:00 përpara Kryeministrisë. Më pas, në orën 14:00, përfaqësuesit e sindikatës do t’u bashkohen studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, për të shprehur mbështetjen ndaj kërkesave të tyre.

Edhe SBASH ka shprehur solidaritet me studentët dhe Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, duke u bërë thirrje mësuesve që t'i bashkohen protestës kombëtare. Sipas SBASH, sulmet ndaj mësuesve cenojnë jo vetëm dinjitetin e tyre, por edhe arsimin dhe të ardhmen e vendit. Sindikata nënvizon se në këtë moment nevojitet më shumë bashkim dhe një zë i përbashkët kundër padrejtësive.

DEKLARATË E SPASH

Në mbështetje të Protestës së Studentëve – 24 Tetor 2026, ora 11:00, përballë Kryeministrisë

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë (SPASH) shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj për protestën e së shtunës, duke qëndruar në krah të nxënësve, studentëve dhe pedagogëve në mbrojtje të të drejtave të tyre.

SPASH beson se zëri i komunitetit arsimor duhet dëgjuar dhe respektuar. Ne jemi përkrah çdo përpjekjeje që synon përmirësimin e arsimit, dinjitetin dhe të ardhmen e brezave të rinj.

SPASH do të jetë pjesë e protestës së datës 24 tetor 2026, duke nisur në orën 11:00, përballë Kryeministrisë. Më pas, në orën 14:00, do t’u bashkohemi studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për kërkesat e tyre. Solidaritet me nxënësit, studentët dhe pedagogët!

DEKLARATA E SBASH

SBASH, Sbash Alb Sbash, SBASH dega KAVAJË qëndron në krah të mësuesve shqiptarë, për dinjitetin, respektin dhe vlerësimin që meritojnë. Sulmi ndaj mësuesit është sulm ndaj arsimit dhe së ardhmes së vendit.

Shprehim solidaritet të plotë me #studentët në protestën kombëtare dhe me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (#SPUSH). Sot më shumë se kurrë, arsimi ka nevojë për bashkim, solidaritet dhe zë të përbashkët kundër padrejtësive.

Ftoj te gjithe mesuesit ti bashkohen protestes!

Shpernajeni sa me shume te mundni qe te shkoje njoftimi tek cdo mesues.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI