Flash

Zbulohet "shtëpia e barit" në Itali 1200 rrënjë kanabis, arrestohet shqiptari

Lapsi.al 23 October 2026

Zbulohet "shtëpia e barit" në Itali 1200 rrënjë

Një shqiptar me banim në Asti është arrestuar në Itali, pasi karabinierët zbuluan një plantacion me 1206 bimë kanabisi brenda një magazine të izoluar në Coassolo Torinese, pranë Torinos. Shqiptari u gjet brenda objektit dhe dyshohet se ishte personi që kujdesej për plantacionin, vlera e të cilit në tregun e paligjshëm përllogaritet mbi 1 milion euro.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, magazina ndodhej në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë për t'u arritur. Hetuesit kishin disa muaj që ndiqnin gjurmët e kultivimit të fshehtë, derisa arritën të zbulonin vendndodhjen e tij.

 
Brenda objektit u gjetën bimë në faza të ndryshme të lulëzimit. Për kultivimin e tyre ishte instaluar një sistem ndriçimi, ajrimi dhe ngrohjeje, që krijonte kushtet e nevojshme për rritjen e kanabisit.

Pajisjet furnizoheshin me energji elektrike të marrë në mënyrë të paligjshme. Teknikët e rrjetit elektrik përllogaritën një konsum ditor prej 80 deri në 100 kilovatorë-orësh.

Operacioni ishte pjesë e një hetimi më të gjerë të karabinierëve të Astit për trafik të dyshuar droge dhe mbajtje të paligjshme armësh. Në kuadër të tij u kryen 13 kontrolle, me urdhër të autoriteteve gjyqësore, në Asti, në disa komuna të provincës dhe në Coassolo Torinese.

Shqiptari u dërgua në burgun e Ivreas, ndërsa magazina dhe pajisjet e përdorura për kultivimin e kanabisit u sekuestruan.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI