
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkesën e Ramës për dialog duke larguar nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së Kryeministrisë dhe iu kanë vënë zjarrin jastëkëve dhe pankartës së Ramës dhe Vuçiç
Të rinjtë kanë hequr stolat, duke dhënë një mesazh të qartë se nuk pranojnë të ulen në një tryezë bisedimesh me kreun e qeverisë. Veprimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit, ndërsa këta të fundit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.