Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Mashtrimi me video/Rama e akuzon si trafikues droge, studenti 20 vjeçar zhvesh maskën dhe e nxjerr bllof

Në listën me 47 emrat që s'ishin studentë dhe shtyheshin nga krimi Rama përmendi edhe Joni Sulejmerin. Ky i fundit i shkon poshtë zyrës, i nxjerr notat dhe e demaskon

Lapsi.al 23 October 2026

Mashtrimi me video/Rama e akuzon si trafikues droge, studenti 20 vjeçar

Edi Rama mund të jetë një mashtrues i rëndomtë që ashtu siç shpik dronë sulmuesë që do godisnin kopshtin e Edenit, i bën lehtësisht edhe studentët kriminelë. Ose ai mund të jetë një lider i mërrë fund që e gënjejnë dhe vartësit. Pak rëndësi ka se cili nga këto versione është i vërtetë, por sot kryeministri ka dalë bllof me një gëneshtër spektakolare.

Në fjalimin e mbajtur nga zyrat e qeverisë për të intimiduar studentët protestues, duke i quajtur ata si njerëz me precedentë penalë që financohen nga krimi për të bërë dhunë, ai përmendi edhe atë që me iniciale e etiketoi si J.S. Sipas Ramës ai ishte shitës droge dhe aspak student.

 

Në një deklaratë publike nga protesta poshtë zyrës së vet kur Rama bën ftesën e përditshme për dialog imagjinar, Joni Sulejmeri ka treguar se jo vetëm është student i Mjekësisë, por ai ka rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. Ai ka treguar live dhe notat e tij.

Por dhuna e shtetit ndaj tij nuk përfundon me mashtrimin e kreut të qeverisë që e quajti trafikues lëndësh narkotike me precedentë penalë. Ai tregoi se për herë të parë ka shkelur në një komisartiat vetëm tani gjatë protestës dhe se për më tepër është një nga të dhunuarit egër nga policia.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0.

Dje tha treni. Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh ai.

Kryeministri Rama tentoi të ndërtojë këtë të premte një tablo sinoptike për prapaskenat e protestës. Sipas tij pas saj qëndrojnë shërbime të huaja dhe elementë të krimit të organizuar. Sipas tij, përgatitjet kanë nisur disa muaj më parë, që me protestën e ‘Flamingove’, përmes futjes së lëndëve eksplozive dhe maskave nga jashtë.

Rama tha se grupet ANTIFA kanë tentuar të eksportojnë dhunën në Shqipëri dhe t’i imponohen popullit shqiptar përmes dhunës. Kryeministri shtoi se të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA dhe pjesëmarrësit e dhunës janë në duart e Policisë. Si pjesë të grupit që organizoi dhunën, kryeministri Rama bëri përgjegjëse edhe PD-në, e cila sipas tij është 'glasa mbi tortë'. Rama tha se PD dhe Sali Berisha morën vetë përsipër dje autorsinë për fillimin e dhunës te Ministria e Arsimit.

Po a mund të besohen këto përralla me mbret pas rasteve si ky që denoncoi Joni Sulejmeri që e paraqesin Ramën në nivelin e një mashtruesi ordiner?

LAPSI.AL

Të këshilluara

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI