Flash

Muçi e Trabzon turpëruan Galatasarajin, kritika të ashpra për Leaon: “Ky këtu qesh ndërsa vrapon! Po çfarë është kjo?”

Ndikimi i Rafa Leao te Galatasaray ka qenë zhgënjyes, për të mos thënë më shumë. 27-vjeçari portugez u kushtoi 38 milionë euro dhe një kontratë katërvjeçare me plot 10 milionë euro neto në sezon.

Lapsi.al 2026-09-21 15:56:00

Muçi e Trabzon turpëruan Galatasarajin, kritika të ashpra

Ndikimi i Rafa Leao te Galatasaray ka qenë zhgënjyes, për të mos thënë më shumë. 27-vjeçari portugez u kushtoi 38 milionë euro (plus 20% të një rishitjeje të ardhshme) kampionëve të Turqisë, të cilët për ta bindur të transferohej në Bosfor pas shtatë sezonesh te Milani, i ofruan një kontratë katërvjeçare me plot 10 milionë euro neto në sezon.

Një pagë prej super-ylli, që deri tani nuk është parë, as me dylbi. Leao i ndeshjeve të para me fanellën verdhekuqe është pikërisht i njëjti lojtar që u pa në periudhën e fundit te Milani: disa shpërthime të izoluara dhe për pjesën tjetër asgjë, e mbuluar nga shumë tym, me një qëndrim të përgjithshëm shkëputjeje nga ajo që e rrethon.

Galatasaray shkatërrohet nga Trabzonspor, Leao është një fantazmë

Asgjë befasuese për tifozët e Milanit, ndërsa komentet e tifozëve të Galatasaray janë krejt ndryshe. Gjatë orëve të fundit ata kanë bërë copë-copë Leao-n në rrjetet sociale. Është bërë viral një video që tregon momentet më të këqija të ndeshjes së tij kundër Trabzonsporit, një humbje turpëruese 4-0 e pësuar nga skuadra e Osimhenit, mungesa e të cilit për shkak dëmtimi po tregon se çfarë është “Cimbon” pa golashënuesin dhe liderin e saj. Shumë pak, siç e tregoi në mënyrë të pamëshirshme humbja 3-1 në ndeshjen debutuese në Champions League në fushën e Sportingut të Lisbonës.

Ndërsa Mohamed Salah e Ernest Muçi shkatërronin Galatasarajin, Leao këmbëngulte në duele të pamundura, të cilat përfundonin rregullisht në të njëjtën mënyrë, pra me një top të humbur. Në fund të ndeshjes, ai kishte humbur plot 21 topa, një shifër vërtet monstruoze dhe që rrallë shihet për një futbollist të vetëm të këtij niveli.

Kritika të ashpra për Leaon: “Çfarë mungese serioziteti. Dhe ai qesh”

Të pamëshirshme kanë qenë edhe kritikat ndaj Leao-s nga njerëzit e futbollit: jo vetëm vërejtje në aspektin strikt futbollistik, por edhe për gjuhën e trupit. Shumë i ashpër ishte Sinan Engin, ish-futbollist turk dhe aktualisht një analist televiziv shumë i ndjekur: “Sot Leao humbi 21 topa. Dhe nuk po flasim për një djalosh që sapo ka dalë nga akademia. Është një futbollist me cilësi shumë të larta, por është indiferent. Ky këtu qesh ndërsa vrapon! Po çfarë është kjo? Rezultati është 4-0 dhe ti ende qesh! Tifozët e Galatasaray nuk i marrin gjërat me të mirë sa i përket gjuhës së trupit: u duhet vetëm një çast që të fillojnë të të vërshëllejnë”.

Krahasimi me yllin e skuadrës tjetër ishte i pashmangshëm: “Çfarë sipërfaqësie, çfarë mungese serioziteti, Leao! Shiko Salahun dhe pastaj shiko veten. Nuk po tregon asgjë”, shtoi sërish Engin. Me pak fjalë, nëse Rafa shpresonte të gjente në Stamboll një ambient që do ta përkëdhelte dhe do ta merrte për dore, këtu përkundrazi duhet të punojë shumë dhe të qeshë më pak…

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI