Flash

Përfundon pas 7 orësh mbledhja e Ramës me koordinatorët e PS në Pogradec

Lapsi.al 2026-08-23 18:46:00

Përfundon pas 7 orësh mbledhja e Ramës me koordinatorët e PS

Mbledhja e zgjeruar e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar ka përfunduar rreth orës 18.30. Takimi, i cili nisi rreth orës 11:30, u përqendrua në diskutimin e dokumentit strategjik “Besa” si dhe të sezonit të ri politik.

Gjatë mbledhjes, drejtuesit e pranishëm paraqitën propozimet dhe sugjerimet e tyre mbi përmbajtjen e dokumentit, si dhe mënyrën e konkretizimit të tij në terren. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua rolit që duhet të ketë secili prej drejtuesve në nivel rajonal. Rama kërkoi angazhim dhe koordinim më të madh mes ministrave, drejtuesve politikë, deputetëve dhe drejtuesve të institucioneve lokale.

Mbledhja në Pogradec vjen në kuadër të organizimit të strukturave dhe përcaktimit të prioriteteve për sezonin e ri politik, me fokus te puna në terren dhe zbatimi i objektivave të përcaktuara nga mazhoranca.

Të hënën pritet që të raportojnë ministrat për punën e bërë. Nuk përjashtohet mundësia e thirrjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së pasi në qeveri mund të ketë ndryshime. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI