Flash

Plagosja në Shkodër, kush është Vladimir Bruçi, dy vite më parë u dhunua nga 6 persona

Lapsi.al 2026-08-20 17:16:00

Plagosja në Shkodër, kush është Vladimir Bruçi, dy

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në lagjen Rus të Shkodrës, aty ku mbeti i plagosur Vladimir Bruçi. Bruçi është një emër i njohur për Policinë.

Në 3 qershor të vitit 2024, ai është dhunuar me sende të forta në po të njëjtën lagje nga 6 persona, pas një konflikti për një vend parkimi. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkodrës la në atë kohë në burg tre persona. Konkretisht Izmir Sakica u dënua me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani u dënua me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi me 16 muaj burg.

Ndërkohë, i biri i Vladimir Bruçit, Alban Bruçi, rreth tre muaj pasi i dhunuan të ati, qëlloi katër herë me armë zjarri drejt makinës së Arlind Kajoshit, një nga personat e dënuar me burg për dhunën ndaj Vladimir Bruçit.

Të këshilluara

Fire in Milot, flames approaching homes

A fire has engulfed the forest massif above the town of Milot, in the Kurbin Municipality, causing concern due to the rapid spread of the flames. Dense vegetat...

17:04

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI