Flash

Rrjedha e ujit merr 5 persona që u futën për t’u larë në lumin Drin, në kërkim vajza 7-vjeçare

Lapsi.al 2026-08-28 08:18:00

Rrjedha e ujit merr 5 persona që u futën për t’u larë

Pesë persona, të afërm me njëri-tjetrin, ishin futur për t’u larë dje pasdite vonë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës. Dyshohet se një vajzë rreth 7 vjeç është mbytur. Burime pranë policisë së Bulqizës bëjnë me dije se, gjatë kohës kur po laheshin, niveli i lumit Drin është shtuar pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe. Për pasojë, rrjedha e ujit i ka marrë ata.

Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku për rreth 4 orë kanë bërë të mundur shpëtimin e 4 personave. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për gjetjen e fëmijës, rreth 7 vjeç, që dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit. 

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI