Flash

Lëvizje në PS për transferimin e Veliajt/ Xhafaj e Çuçi nënshkruajnë kërkesën urgjente për Ministrin e Drejtësisë

Lapsi.al 29 October 2026

Lëvizje në PS për transferimin e Veliajt/ Xhafaj e

Pas debatit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së mëngjesin e sotëm mes Bledi Çuçit dhe Toni Gogut lidhur me transferimin e Erion Veliajt në burgun e Fierit, një tjetër socialist i ka dalë në krah kryebashkiakut të Tiranës. 

Lapsi.al mëson nga burime pranë mazhorancës, se mesditën e sotme në Ministrinë e Drejtësisë është dërguar një “kërkesë urgjente për informacion dhe dokumentacion mbi praktikën e ndjekur për transferimin e Erion Veliajt në IEVP Fier”. 

Kërksa është nënshkruar nga Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhfaj, të cilët drejtojnë përkatësisht Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes dhe Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. 

Çuçi e Xhafaj i kërkojnë ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, informacion mbi respektimin e kuadrit ligjor lidhur me praktikën e transferimti të Veliajt dhe izolimin e tiij.

Lapsi.al mëson se kërkesa përmban përmban disa pika, përfshi edhe verifikimin e respektimit të të drejtave të personit të paraburgosur, Erion Veliaj.

Dy kryetarët e komisioneve parlamentare i thonë Ministrit të Drejtësisë, se në rast se kemi të bëjmë me informacion që përbën sekret shtetëror, të argumentohet ligjërisht dispozita që justifikon kufizimin e aksesit të dokumenteve, si dhe të vihen në dispozicion të tyre pjesa tjetër e informacionit që s’ka kufizim. 

Kujtojmë që Çuçi e Xhafaj njihen si njerëz të afërt me Erion Veliajn. Çuçi u shkarkua nga Edi Rama si kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së pasi deklaroi publikisht mbështetje politike në emër të grupit socialist për Erion Veliajn ndërkohë që ky i fundit ishte person nën hetim nga SPAK.

Fatmir Xhafaj nga ana tjetër ka një raport të gjatë e të konsoliduar me Veliajn, i cili u investua fuqimisht në zgjedhjet e vitit 2021 për ta nxjerrë deputet në qarkun Tiranë pasi Edi Rama e pati degdisur në pozicion jo fitues në listë, me qëllimin final për ta nxjerrë nga politika.

Nuk dihet ende nëse Ministria e Drejtësisë do t’u kthejë përgjigje Çuçit e Xhafajt apo do të mjaftohet me deklaratën e sotme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila tha se urdhri i transferimit të Erion Veliajt është klasifikuar si “sekret shtetëror”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI