Flash

Pas fitores në gjykatë, Blake Lively kërkon miliona nga Justin Baldoni

Lapsi.al 30 June 2026

Blake Lively ka kërkuar që Justin Baldoni të mbulojë mbi 8 milionë dollarë në tarifa avokatësh dhe shpenzime gjyqësore, pas rrëzimit të padisë për shpifje që ai kishte ngritur ndaj saj.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, aktorja kërkon 7.49 milionë dollarë për tarifat ligjore dhe mbi 539 mijë dollarë për shpenzimet e procesit gjyqësor.

Avokatët e saj, Michael Gottlieb dhe Esra Hudson, deklaruan se vendimi i gjykatës krijon një precedent të rëndësishëm.

"Ky vendim u dërgon një mesazh të qartë atyre që përdorin paditë si mjet frikësimi se veprime të tilla kanë pasoja," thanë ata në një deklaratë.

Kërkesa mbulon shpenzimet e krijuara nga janari i vitit 2025 deri në qershor të po atij viti, periudhë gjatë së cilës Baldoni kishte ngritur një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Blake Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke i akuzuar për shpifje dhe pretendime të tjera.

Sipas ekipit ligjor të Lively, çështja mori një vëmendje të jashtëzakonshme mediatike dhe përfshiu mijëra dokumente e prova, gjë që rriti ndjeshëm kostot e procesit.

Tashmë, gjykata i ka lënë afat Justin Baldoni dhe studios së tij të prodhimit Wayfarer deri më 13 korrik për t'iu përgjigjur kërkesës, ndërsa më pas gjyqtari do të vendosë nëse do t'i miratojë ose jo këto shpenzime.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI