
Demokratët Europianë kanë reaguar ndaj dhunës së policisë ndaj të rinjve në protestën e djeshme. Nëpërmjet nje deklarate. ata i kërkojnë kryeministrit Rama të mbajë përgjegjësi politike për dhunën e ushtruar. Demokratët Europianë morën shembullin e të të riut Klevin Meta si dhe të riun që iu thye këmba nga efektivët e policisë dhe humbi ndjenjat.
"Pamjet dhe videot që po vijnë nga Tirana janë thellësisht shqetësuese. Të gjithë kemi parë pamjet tronditëse të një të riu me këmbën e thyer rëndë, i cili po largohej i transportuar nga efektivët e policisë. Raportimet për përdorim të tepruar të forcës policore, përplasje të dhunshme dhe të lënduar në të gjithë kryeqytetin ngrenë pikëpyetje jashtëzakonisht serioze.
Edi Rama duhet të marrë përgjegjësi politike për atë që po ndodh. E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet mbi konfrontimin apo gërryerjen e besimit te demokracia. Ajo kërkon dialog, llogaridhënie, respekt për të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit.", thuhet ne deklaratë.