Flash

FOTO/ Tensione në gjyqin e protestuesve të Kukës, por Rama nuk e prish terezinë, pi kafe në lokal

Lapsi.al 4 April 2018
FOTO/ Tensione në gjyqin e protestuesve të Kukës, por Rama nuk e

Ndërsa pritet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e Tiranës.

Ai ka qenë në kafe me Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn, ndërsa shoqërohej nga kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Plot tensione u shoqërua situata para Gjykatës së Tiranës, ku dhjetëra protestues nuk lejohen t’i afrohen godinës. Përplasje pati edhe brenda Gjykatës ku deputetët e opozitës kanë hasur përballjen me policinë që ka tentuar t’i nxjerrë jashtë duke u konfrontuar edhe fizikisht.

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka thënë për gazetarët se është dhunuar nga policia, duke treguar dhe gjak në këmishën e fytyrën tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI