Flash

Kërkesa/ A do të përjashtohet Rama nga Kuvendi për fjalorin që përdori pak ditë më parë?

Lapsi.al 5 April 2018
Kërkesa/ A do të përjashtohet Rama nga Kuvendi për fjalorin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që sot të mblidhet Byroja e Kuvendit. Ndërkohë, Gramoz Ruçi pas kësaj kërkese ka paralajmëruar mbledhjen e Byrosë sot në orën 18:00.

Sipas LSI-së duhet që përjashtohet Edi Rama për fjalorin fyes që përdori pak ditë më parë ndaj shqiptarëve.

“Kërkesa është dorëzuar këtë të mërkurë dhe në të thuhet: “Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Kryeministrit Edi Rama, i cili në seancën plenare të datës 29 mars, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues e poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë ju drejtohemi me kërkesën për përjashtimin e tij nga Kuvendi. Krahasimi që Kryeministri Edi Rama ju bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i paprecedent dhe shfaqje e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit”, – shkruhet në kërkesën e LSI-së.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI