Flash

'Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit, po me rrogëtarët e tij në video-interpelancë' (Emrat)

Lapsi.al 5 April 2018
'Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit, po me

Pas fjalimit të tij në Kuvend, ku u tërhoq nga taksa e Rrugës së kombit, Rama doli në një video-interpelancë me banorët e Kukësit. Në bashkisë e Kukësit ishin mbledhur një grup qytetarësh të cilën kërkuan sqarime përmes video nga kryeministri.

Ndërkohë, sipas Partisë Demokratike këta qytetarë nuk ishin qytetarë të thjeshtë të Kukësit, por rrogëtarë të Kryeministrit. PD publikon edhe emrat e personave që janë shfaqur në video.

“Takimi i Edi Ramës nuk ishte me qytetarë të zakonshëm të Kukësit, sepse prej tyre ka frikë dhe nuk shkel në Kukës. Takimi i Ramës ishte me rrogëtarët e tij në poste kyçe të administratës në Kukës dhe me persona me precedentë kriminalë. Protagonisti i propagandës së Edi Ramës është Xhevdet Sopaj, i dënuar në vitin 2012 për armëmbajtje pa leje. Për shkak të mosdeklarimit të dënimit, KQZ vendosi ndërprerjen e mandatit të tij. Disa nga pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Ramës janë rrogëtarët nga administrata e Ramës, që kanë lënë punën për t’u mbledhur në Prefekturë.” – shkruan PD.

Emrat e publikuar nga Partia Demokratike:

Jaho Hoxha - Drejtor i Postës Kukës

Agron Hoxha - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik

Fadil Morina - Drejtoria e Shëndetit Publik

Shpresa Kërxhaliu - Nëndrejtoreshë e Gjimnazit

Manushaqe Muça - Mësuese

Afrim Hoda - OSHEE

Ledian Halilaj - Zyra Punës

Skender Ahmeti - DAR

Clirim Spahiu - Drejtoria e Transportit Rrugor

Azem Elezi - Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual

Besart Tota - Drejtor i IKMT-së

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI