Flash

Imami: Basha nuk ka qendrim të qartë për mandatin e kryetarit

Lapsi.al 14 April 2018
Imami: Basha nuk ka qendrim të qartë për mandatin e kryetarit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të shtunë kryesinë e partisë, lidhur me ndryshimet statutore që pritet të bëhen.

Grupi i punës i caktuar më herët për të mbledhur rekomandimet dhe propozimet i prezantoi ato para anëtarëve të kryesisë. Dokumenti në fjalë, prej disa pikësh u prezantua nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.

Por anëtari i kryesisë Arben Imami ka shprehur rezerva për draftin. Ai e ka lënë mbledhjen pasi është shprehur se duhet garantuar dorëheqja e kryetarit në rast të humbjes në zgjedhje.

“Kryetari nuk jep dot përgjigje për gjëra të rëndësishme. Nuk më duket e arsyeshme që kryetari të zgjidhet një herë në çdo 2 vjet siç ka pretenduar ai. Kryetari kur humb zgjedhjet duhet të largohet dhe kjo duhet të jetë e fiksuar mirë. Çdo dy vjet mund të bëhet një verifikim. Duhet të ketë një rregull në statut për mandatin e kryetarit” – tha Imami duke dalë nga PD.

Të këshilluara

Zbulohet blofi i Putin në Siri

SHBA, Franca dhe Britania e Madhe bombarduan tre impiante të programit të armëve kimike siriane si përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike ndaj qyteti s...

17:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI