Flash

Drejt lirimit pedofili skocez që abuzoi me fëmjët jetimë shqiptarë

Lapsi.al 15 April 2018
Drejt lirimit pedofili skocez që abuzoi me fëmjët jetimë

Një drejtues jetimoreje, i cili është dënuar me 20 vite burg për abuzim me fëmijëve në Shqipëri, mund të lirohet nga burgu.

66-vjeçari David Brown erdhi në Shqipëri në vitet 2000 për të ndihmuar fëmijët e refugjatëve që iknin nga lufta në Kosovë, si edhe fëmijët e rrugës në Tiranë, duke ngritur jetimoren e tij “His Children”. Por, ai u arrestua në vitin 2006-të, me akuzën për abuzim seksual të fëmijëve, teksa ka mohuar gjithmonë akuzat.

Kërkesa për apel u refuzua vitin e kaluar, por Broën tani ka kryer mjaftueshëm nga dënimi i tij sipas ligjit shqiptar, për të marrë lirim me kusht. Një seancë gjyqësore në Tiranë do të zhvillohet për të përcaktuar rezultatin.

“Daily Record” raporton se avokatja e tij, Gjystina Golloshi, u shpreh se: “Bazuar në ligjin shqiptar, ai ka përfunduar tashmë mjaft kushte të dënimit të tij, për të bërë këtë kërkesë në gjykatë." 

Golloshi shtoi se “Nuk e di me siguri kur ai mund të lirohet dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të lirohet menjëherë. Është një mundësi që ai të lirohet këtë vit”.

“The Sunday Mail” zbuloi vitin e kaluar se të akuzuarit, tani 19 dhe 23 vjeç, duan të ndryshojnë deklaratat e tyre.

Të këshilluara

Urdhër-arresti për Adriatik Llallën

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë në dy ditët e ardhshme urdhër arresti për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Një burim i besuar n...

22:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI