Flash

Foto e Berishës me Bashar Al Asadin. Si është e vërteta?

Lapsi.al 15 April 2018
Foto e Berishës me Bashar Al Asadin. Si është e vërteta?

Sa herë u jepet rasti dhe sa herë përmendet emri i Bashar Al Asasit, mediat pro qeveritare botojnë një foto ku Sali Berisha duket në krah të diktatorit siran. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë pasi ish kryeministri ka përshëndetur sulmet e vendeve të perëndimit ndaj Sirisë. Kuptohet qartë analogjia që kërkohet të bëhet dhe përshtypja që mëton të krijohet.

Por, mjafton një kërkim i shpejtë për të kuptuar të vërtetën. Pas klishesë ku duket portreti i Asadit ngjitur me atë të Berishës ka një histori. Lapsi.al ka qëmtuar edhe foto të tjera. Dhe ato tregojnë "manipulimin" e fotos që serviret në Shqipëri. Aty Sali Berisha gjendet mes një tufe të madhe krerësh shtetesh, si ish diktatorët egjiptianë dhe tunizianë Mubarak dhe Ben Ali, finlandezia Tarja Halonen, presidenti rumun Trajan Basesku dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon. Eshtë viti 2008 dhe ata janë ftuar nga Nicolas Sarkozy për të marrë pjesë në tribunën e parakalimit tradicional që kryhet në bulevardin Champs Elyse me rastin e festës kombëtare të Francës, 14 korrikut. Nga fotot e tjera duket qartë se nuk ka asnjë lidhje mes pamjeve reale dhe imazhit që kërkohet të shitet në Tiranë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Urdhër-arresti për Adriatik Llallën

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë në dy ditët e ardhshme urdhër arresti për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Një burim i besuar n...

22:45

Zbulohet blofi i Putin në Siri

SHBA, Franca dhe Britania e Madhe bombarduan tre impiante të programit të armëve kimike siriane si përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike ndaj qyteti s...

17:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI