Flash

Mediat gjermane zbulojnë ç’thuhet në raportin e BE për Shqipërinë

Lapsi.al 14 April 2018
Mediat gjermane zbulojnë ç’thuhet në raportin e BE

Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit të progresit të BE për vendet aspirante. Aty theksohet perspektiva për anëtarësim për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa komisioni kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë” – thotë raporti.

Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm.

Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë herë nuk jep referenca kohore, citon TCH.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

Të këshilluara

Zbulohet blofi i Putin në Siri

SHBA, Franca dhe Britania e Madhe bombarduan tre impiante të programit të armëve kimike siriane si përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike ndaj qyteti s...

17:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI