Flash

Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në Lezhë bashkohen me PS

Lapsi.al 16 April 2018
Vazhdojnë largimet nga LSI, 5 këshilltarë bashkiakë në

Vazhdojnë largimet nga radhët e LSI në këshillat bashkiakë të vendit. Kështu pesë këshilltarë bashkiak në Lezhë, 3 të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe dy të partive të tjera të vogla, kanë vendosur që të  largohen nga forcat politike që përfaqësonin dhe t’i bashkohen Partisë  Socialiste.

Vendimi i tyre u bë publik përmes një deklarate të përbashkët për mediat nga selia e Partisë Socialiste.

Kryetari  i Partisë Socialiste në Lezhë Eduart Ndreca, falënderoi këshilltaret që  zgjodhën ti bashkohen forcës politike që ai drejton e cila sipas tij po e çon vendin përpara.

Emrat e këshilltarëve që iu bashkuan PS:

Ferdinad Ndoj LSI

Hasan Muça LSI

Agim Doda LSI

Ndrek Gazulli PAK

Erind Ndreca G-99

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI