Flash

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Lapsi.al 19 April 2018
Arrestohet në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Kastriot Gjuzi, i akuzuar për vrasjen  e Mario Majollarit në Tiranë u arrestua nga policia e Kosovës. Mësohet se Gjuzi është kapur paraditen e sotme gjatë një aksioni të policisë të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Vrasja ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, si hakmarrje për vrasjen që babai i Mario Majollarit kishte kryer në të shkuarën. Avni Majollari kishte ekzekutuar vëllain e Kastriot Gjuzit dhe për këtë ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Mario Majollari prej vitesh kërkonte azil në vendet e BE-së për t'i shpëtuar hakmarrjes, por pa sukses. Mario nuk kishte asnjë precedent penal dhe u kthye disa muaj më parë nga Suedia, pasi shteti shqiptar doli garant për jetën e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI