Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Barcelona, Valverde promovon kampionin e ri të botës

Lapsi.al 28 July 2018
Barcelona, Valverde promovon kampionin e ri të botës

Në mes të turneut të SHBA në kuadër të "International Champions Cup", Ernesto Valverde është kthyer të flasë për Ousmane Dembele. Ky i fundit ështe ende me pushime, pas fitores së trofeut më prestigjioz futbollistik në botë me Francën më 15 korrik në Rusi. Dembele iu bashkua Barcelona-s vitin e kaluar nga Dortmund-i, por anësori i ri francez nuk mundi të tregonte cilësitë e tij në Katalonjë. Kjo për shkak të problemeve të shumta fizike dhe një përshtatshmërie pak më të vështirë nga ç'pritej.

Në një konferencë për shtyp përpara sfidës me Tottenham, tekniku i Blaugranave theksoi edhe njëherë besimin e madh te Dembele, pavarësisht mbërritjes së Malcom, i cili do të jetë rivali direkt për francezin në pozicionin ku luan. "Shpresoj që ky të jetë sezoni i tij. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Viti i kaluar ishte i komplikuar për shkak të dëmtimeve, dhe pavarësisht kësaj, ai ka bërë shumë".

Ish-trajneri Bilbaos ka treguar se preferon të ketë një stol konkurrues për të përdorur sa më mirë të gjitha planet e tij të lojës, sidomos në Ligën e Kampionëve, ku vitin e kaluar Barcelona u eliminua në çerekfinale nga Roma. "Konkurrenca është gjëja më e rëndësishme brenda ekipit. Ka shumë ndeshje dhe ne nuk mund t'i përballojmë të gjitha me vetëm njëmbëdhjetë lojtarë".

Të këshilluara

Real Madrid i mbyll derën Eden Hazard

E përditshmja madrilene "AS", lajmëron se Real Madrid-i nuk është më i dëshiruar për të rekrutuar Eden Hazard. Autor i një Botërori shumë të mirë në Rusi, ndërk...

13:36

Rijkaard kthehet tek Milan, si drejtues

Kohë rikthimesh të mëdha në kampin e Milan. Pas Leonardos, e me Umberto Gandini shumë pranë detyrës së Administratorit të Deleguar, mund të përfshihet në orbitë...

21:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI