Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Negociata Juve-Milan: Higuain huazim dhe shkëmbim Bonucci-Caldara

Lapsi.al 28 July 2018
Negociata Juve-Milan: Higuain huazim dhe shkëmbim Bonucci-Caldara

Juve dhe Milan po negociojnë intensivisht për të gjetur një zgjidhje që i bën të lumtur të gjithë: dy klubet, Bonucci-n, Caldara-n dhe Higuain-in. Në operacionin kompleks në aksin Torino-Milan, Pipita mund të jetë çelësi për të hapur të gjitha dyert. Sipas zërave të fundit, në fakt, sulmuesi argjentinas mund të vishet kuqezi me formulën e huazimit me kosto, të fiksuar për rreth 15-20 milionë euro dhe ndoshta me detyrimin për ta shlyer për 30/35. Kjo do t'i lejojë lojtarit të ruajë pagën e tij aktuale (7.5 milionë euro) apo edhe ta rrisë atë, dhe për të mos rënduar tërësisht dhe menjëherë arkat delikate të Djallit me kartonin e tij. Dhe ruajtja e statusit të tij si një lojtar i klasit të lartë është e vetmja mënyrë për të bindur Higuain që të pranojë një zgjidhje potencialisht të përkohshme, në pritje për të kuptuar synimet e vërteta të Chelsea-t.

Në këtë mënyrë, Marotta dhe Paratici mund të zgjidhin, të paktën përkohësisht, problemin e Higuain, ndërsa Milan, duke shprehur vullnetin për t'iu përgjigjur ish-yllit të Napoli-t, do të fitonte kredite për të marrë Caldara-n në këmbim të kapitenit të tij drejt largimit. Në këtë rast bëhet fjalë për shkëmbim që vlerësohet të jetë rreth 40 milionë euro. Edhe pse Juventus-i, i cili ka marrë ok nga agjenti i Bonucci-t për një reduktim të konsiderueshëm të pagës, do të dëshironte të ruante të drejtën e riblerjes së ish-lojtarit të Atalanta-s së re. Si alternativë edhe emrat e Benatia dhe Pjaca, por në një mënyrë më diskrete.

Por e gjithë tabloja ka Chelsea-n në sfond. Paralelisht negociatave me Milan-in, Juventus-i ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me Blues për të njëjtët emra. Higuain dhe Rugani prej shumë kohësh kanë qenë në qëllimet e Sarri-t dhe tani është shtuar Caldara, i cili gjithashtu ka marrë një ofertë për t'u transferuar në Londër. Në Nice, takimi mes Paratici-t dhe drejtuesve anglezë konsiderohet shumë i rëndësishëm për të kuptuar nëse mund të gjendet një marrëveshje përfundimtare.

Të këshilluara

Rijkaard kthehet tek Milan, si drejtues

Kohë rikthimesh të mëdha në kampin e Milan. Pas Leonardos, e me Umberto Gandini shumë pranë detyrës së Administratorit të Deleguar, mund të përfshihet në orbitë...

21:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI