Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Klopp nuk gjen paqe, kërkon dënimin e Sergio Ramos

Lapsi.al 28 July 2018
Klopp nuk gjen paqe, kërkon dënimin e Sergio Ramos

Kanë kaluar dy muaj nga finalja e Champions League në Kiev, por Jürgen Klopp, trajneri i Liverpool, nuk e ka harruar ndërhyrjen e Sergio Ramos ndaj Salah. Nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet në turne me Të Kuqtë, Klopp është kthyer të flasë për kapitenin spanjoll të Real Madrid, duke e përcaktuar "të pamëshirshëm" e duke kujtuar se si ndërhyrja e tij ndaj Salah ishte "brutale. E nuk është hera e parë që Sergio Ramos përfshihet në episode të tillë".

Më pas, tekniku i Liverpool shtoi: "Për më tepër, ka thënë shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer pas ndeshjes. Historia e futbollit është bërë me incidente, por sjellja e tij nuk më ka pëlqyer. Nuk është normale mënyra e tij e lojës, është sikur bota të pranojë përdorimin e armëve për të fituar". Klopp pretendeon se Sergio Ramos duhet të dënohet, por nuk beson se është i fiksuar nga kujtimi i finales së Kiev. "Ne jemi agresivë, por agresiviteti ynë është i ligjshëm. Nëse thyen rregullat duhet të sanksionohesh. Arbitri duhet të ketë kurajën të marrë disa vendime e nuk ka rëndësi nëse njerëzit mendojnë se unë ankohem shumë apo hedh akuza, disa episode i kanë parë të gjithë. Shpresoj e uroj që me Var, shumë gjëra të ndryshojnë".

Të këshilluara

Rijkaard kthehet tek Milan, si drejtues

Kohë rikthimesh të mëdha në kampin e Milan. Pas Leonardos, e me Umberto Gandini shumë pranë detyrës së Administratorit të Deleguar, mund të përfshihet në orbitë...

21:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI