Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Real Madrid i mbyll derën Eden Hazard

Lapsi.al 28 July 2018
Real Madrid i mbyll derën Eden Hazard

E përditshmja madrilene "AS", lajmëron se Real Madrid-i nuk është më i dëshiruar për të rekrutuar Eden Hazard. Autor i një Botërori shumë të mirë në Rusi, ndërkombëtari belg u përfol për një transferim të mundshëm te "Los Blancos" për të zëvendësuar Cristiano Ronaldo-n, tashmë i angazhuar me Juventusi-n.

Për sa i takon motiveve të Julen Lopetegui trajnerit të ri të kampionit në fuqi të Champions-it, "AS" sqaron se ky i fundit mendon të mbështetet kryesisht tek Isco për të rifreskuar lojën e Real-it. Gjatë dy viteve të tij në krye të Spanjës, Lopetegui e kishte zgjedhur 26-vjeçarin Isco si lojtarin e tij kryesor duke i besuar çelësat e mesfushës, pavarësisht pranisë së Andres Iniesta dhe David Silva.

Tjetër arsye për braktisjen e pistës Hazard mund të jetë çmimi i kërkuar nga Chelsea. Sipas Sky Sports, drejtuesit e klubit të Londrës kërkonin 190 milionë euro për të lënë të lirë yllin belg.

Të këshilluara

Rijkaard kthehet tek Milan, si drejtues

Kohë rikthimesh të mëdha në kampin e Milan. Pas Leonardos, e me Umberto Gandini shumë pranë detyrës së Administratorit të Deleguar, mund të përfshihet në orbitë...

21:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI