Flash

Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Lapsi.al 15 August 2018
Skandali i racizimit përfshin Manchester City

Manchester City është tronditur nga një skandal racizmi, por ka lëvizur me shpejtësi për të marrë masa, pasi Drejtori i Akademisë së tyre ka përdorur një fjalor racist për të përshkruar lojtarët me ngjyrë.

Zbuluesi i talenteve të City, Dean Ramsdale, është nën hetim [asi është dëgjuar ti referohet lojtarëve me ngjyrë si - të mëdhenj, të zinj dhe të shpejtë.

Ramsdale është kuptuar se e ka përdorur këtë shprehje gjatë një takimi rreth lojtarëve, përballë kolegëve të City dhe dy menaxherëve të futbollit. Një prej dëshmitarëve ka qenë aq i nervozuar me këtë sjellje të Ramsdale sa shkruajti një letër formale ankimimi.

City ka pranuar se gjuha e përdorur ka qenë e papërshtatshme dhe ka vepruar menjëherë, duke nisur hetimin. Ata kanë informuar avokatin e tyre, ndërsa kanë dërguar një letër ndjese për gjithcka ndodhi.

Incidenti ka ndodhur në fillim të qershorit, por City është i kënaqur se veproi me shpejtësi dhe në mnyrën e duhur, raporton the Mirror.

Ramsdale, një ish-futbollist i Barnsley, është bashkuar me City nga Sheffield Ëednesday në qershor 2017 si zbulues talentesh dhe drejtues i rekrutuesve në City Football Group me qendër në Manchester.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI