Flash

Sulmi i Iranit në bazat amerikane, Trump thërret mbledhje urgjente

Lapsi.al 8 January 2020
Sulmi i Iranit në bazat amerikane, Trump thërret mbledhje urgjente

Presidenti Trump u informua për raportet e sulmeve me raketa në një bazë ajrore, ku trupat amerikane janë vendosur në Irak.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve në objektet amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Sipas asaj që po raportohet në CNN, funksionarët më të lartë shtetërorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbajnë mbledhje me dyer të mbyllura dhe ende nuk dihet se çfarë vendime do të marrin.

Sipas raportimeve, raketat ballistike që kanë shpërthyer në bazën amerikane kanë qenë me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi si dhe mjaftë të fuqishme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI