Flash

Trump njofton sanksione shtesë për Iranin. Ka edhe një thirrje për Europën

Lapsi.al 8 January 2020
Trump njofton sanksione shtesë për Iranin. Ka edhe një thirrje

Në një fjalim drejtuar kombit amerikan pas përshkallëzimit të konfliktit me Iranin Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se do të vazhdojë t'i përgjigjen agresionit iranian.

Ai paralajmëroi vendosjen e sanksioneve të reja ekonomike ndaj Iranit por nuk zbuloi asnjë detaj më tepër.

Ndërsa për sa i përket sulmeve të fundit me raketa nga Irani, Trump qetësoi qytetarët duke u thënë se asnjë shtetas amerikan nuk mbeti i vrarë.

Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se do të dërgojë një kërkesë NATO-s për një përfshirje më të madhe në Lindjen e Mesme.

Donald Trump e ka përshkruar vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Suleimani si veprim vendimtar për të ndaluar një terrorist të pamëshirshëm.

"Nëse e doni jetën tuaj, nuk duhet të kërcënoni qytetarët amerikanë" - iu drejtohet Iranianëve.

Ai po i bën thirrje Evropës që të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit, të cilën ai e quajti një marrëveshje "marrëzie".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI