Flash

“Koronavirusi, një mashtrim”/ Doktori amerikan: Çfarë fshihet pas covid-19

Lapsi.al 19 April 2020
“Koronavirusi, një mashtrim”/ Doktori amerikan:

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan i diplomuar në Universitetin MIT të Bostonit. Ai është aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets.

Doktor Shiva u vu në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi një video e postuar prej tij në You Tube pati një audiencë të jashtëzakonshme me miliona shikime dhe mijëra shpërndarje në rrjetet sociale. Aty Dr. Shiva bën akuza të forta rreth çështjes së koronavirusit. Ai thotë se pandemia e koronavirusit, po përdoret sipas tij, nga disa elementë për të arritur kontrollin mbi njerëzit.

“Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar mandatimin e disa ilaçeve" - shprehet ai.

Dr. Shiva thotë se nga kjo situatë janë demokratët që po e ndezin situatën për përfitime politike dhe se “firmat farmaceutike po hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin".

Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.

“Politikanët Bill dhe Hillary Clinton, filantropi dhe themeluesi i Micrisoft, Bill Gates, Big Pharma por edhe Anthony Fauci, imunologu i këshilluar nga Shtëpia e Bardhë. Që të gjithë duan të përfitojnë nga një vaksinë për të vënë botën nën kontroll. Janë këta emra që po e fshehin të vërtetën rreth koronavirusit”, - shprehet Dr Shiva. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Pse koronavirusi goditi vendet më të pasura

Pasi koronavirusi i ri shpërtheu jashtë Kinës në janar, ekspertët kanë pasur frikë nga ndikimet katastrofike në vendet në zhvillim, me sisteme të dobëta të kujd...

09:01

Koronavirusi i merr jetën shkrimtarit kilian

Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit shkrimtari kilian Luis Sepulveda. 71-vjeçari ishte shtruar në spital në fund të muajit shkurt, pasi ishte infektuar ...

06:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI