Flash

Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia gjermane për rastin Navalni

Lapsi.al 11 September 2020
Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia gjermane për rastin

Rusia merr ndihmë juridike nga drejtësia gjermane në rastin e kritikut të helmuar të Kremlinit, Navalni.

Prokuroria e Përgjithshme e Berlinit tha në Twitter se po i përgjigjej një kërkese të autoriteteve ruse në emër të Administratës së Senatit të Drejtësisë. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm po të jetë dakord Navalni. Kërkesën Moska ia dërgoi administratën së drejtësisë javën e kaluar. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, autoritetet e Moskës gjithashtu duan të dërgojnë hetuesit e tyre në Gjermani. Ata duan të kenë mundësi t’i bëjnë Navalnyt dhe dëshmitarëve të tjerë pyetje shtesë sqaruese. Qeveria federale gjermane tha se deri tani nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Moska. Qeveria gjermane e konsideron atë si të dëshmuar pa asnjë dyshim se Navalny ishte helmuar me një lëndë kimike luftarake. Rusia ka dyshime për këtë informacion dhe mohon çdo përgjegjësi. 44-vjeçari Navalni po trajtohet në spitalin e Berlinit Charité dhe tani është zgjuar nga koma./DW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI