Flash

Rikthehen “jelekverdhët”, protestuesit kërkojnë menaxhim më të mirë të pandemisë

Lapsi.al 12 September 2020
Rikthehen “jelekverdhët”, protestuesit kërkojnë

Autoritetet franceze kanë shtuar prezencën e policisë në Paris ndaj protestuesve që janë hedhur në sheshe, gjerësisht të njohur me emrin “Jelekverdhët”.

Protestat në Francë vijnë në kohën kur shteti po përballet me krizën e shkaktuar nga koronavirusi. Qindra protestues u mblodhën në dy sheshe në Paris, të dyja protesta të autorizuara. Në njërën prej marshimeve, nuk u raportua asnjë incident, por në tubimin  tjetër, policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit dogjën disa shporta mbeturinash dhe një veturë, ndërsa 154 persona janë ndaluar nga policia.

Autoritetet franceze kanë ndaluar mbajtën e protestave në zonën qendrore të Parisit, përfshirë edhe në Champs-Elysees, ku në të kaluarën protestuesit, për pothuajse dy vjet rresht kanë mbajtur protesta për shkak të shtrenjtimit të taksave për karburantin dhe stilin e udhëheqjes së presidentit Emmanuel Macron.

Protestat e sotme në Paris mbahen në një kohë kur në Francë, të enjten u shënua rekordi prej pothuajse 10000 raste të reja me koronavirus, teksa numri i të shtruarve me COVID-19 është rritur gjatë këtij muaji.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI