Flash

Bjellorusi/ Politikani opozitar shpall grevë urie në burg, përshkallëzohet situata

Lapsi.al 18 September 2020
Bjellorusi/ Politikani opozitar shpall grevë urie në burg,

Maxim Znak, politikan i opozitës bjelloruse pasi u akuzua për thirrje për veprime që mund të dëmtonin interesat kombëtare të vendit të tij, deklaroi një grevë urie në burg, tha Këshilli i Koordinimit i opozitës.

Znak është një anëtar i këshillit dhe udhëheqës i shquar i protestave që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që opozita thotë se ishin manipuluar.

Lukashenko mohon manipulimin e votave. Që prej asaj date, Lukashenko ka mohuar vazhdimisht ndërhyrjen në zgjedhje dhe gjithashtu ka burgosur edhe shumë aktivistë opozitarë në vend.

Situata në vend është përkeqësuar, ndërsa drejtuesja opozitare Sviatlana Tsikhanouskaya kërkoi të premten një mision ndërkombëtar për të dokumentuar atë që ajo e quajti “mizori” gjatë goditjeve maxhoritare në protestat anti-qeveritare, por tha se ishte e gatshme të hynte në bisedime për t’i dhënë fund javëve të dhunës.

Aktivistë në Bjellorusi thanë se më shumë se 10 000 njerëz janë arrestuar “në mënyrë abuzive”, me më shumë se 500 raporte të torturave dhe mijëra “të rrahur egërsisht”, që kur Presidenti Alexander Lukashenko mbajti pushtetin pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale më 9 gusht.

Të këshilluara

Alexei Navalny nominohet për Çmimin Nobel

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Njoftimi ka ardhur nga Sergei Erofeyev, profesor në universitetin "Rutgers" në N...

11:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI