Flash

Viti i ri hebre/ Izraeli “kremton" në karantinë

Lapsi.al 18 September 2020
Viti i ri hebre/ Izraeli “kremton" në karantinë

Festa e Vitit të Ri hebre i gjeti izraelitët në një izolim të dytë kombëtar. Ndonëse kjo festë tradicionalisht shënohet përmes takimeve të mëdha familjare, masat e izolimit tre javor i detyrojnë izraelitët të lëvizin vetëm brenda perimetrit 1 kilometër nga shtëpitë e tyre. Shteti hebre aktualisht ka një nga nivelet më të larta të të infektuarve me koronavirus në botë. Javën e kaluar, rastet e reja arritën në më shume se 5.000 në ditë. Deri më tani, Izraeli ka shënuar 1.169 vdekje nga virusi dhe gati 177.000 infektime. Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se, nëse është e nevojshme, nuk do të hezitojë të vendosë kufizime më të ashpra.

Rosh Hashanah apo Viti i Ri Hebre zgjat dy ditë. Këto dy ditë shërbejnë edhe për reflektim pasi hebrenjtë besojnë se Zoti i vlerëson veprat e mira dhe të këqija të një personi gjatë vitit dhe vendos se si do të jetë viti i ardhshëm për ta. Festimet nisën në 18 shtator.

Të këshilluara

Alexei Navalny nominohet për Çmimin Nobel

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Njoftimi ka ardhur nga Sergei Erofeyev, profesor në universitetin "Rutgers" në N...

11:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI