Flash

BE kërcënon me sanksione presidentin e Bjellorusisë nëse ai nuk negocion me opozitën

Lapsi.al 12 October 2020
BE kërcënon me sanksione presidentin e Bjellorusisë nëse ai

Bashkimi Europian ka paralajmëruar sanksione ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, nëse nuk fillon një dialog me opozitën dhe nuk pushon së përdoruri dhunën ndaj protestuesve.

"BE i bën thirrje autoriteteve bjelloruse të kërkojnë një zgjidhje paqësore dhe demokratike të krizës përmes një dialogu më të gjerë kombëtar dhe mbështet planin e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë për të ndërmjetësuar dialogun," tha Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit pas një takimi sot në Luksemburg.

Në fillim të këtij muaji, udhëheqësit e BE-së vendosën sanksione ndaj 40 zyrtarëve bjellorusë, të cilët BE i konsideron përgjegjës për dhunën kundër protestuesve paqësorë, opozitës dhe gazetarëve. Sipas rezultateve zyrtare, Lukashenko fitoi zgjedhjet më 9 gusht bindshëm dhe fitoi mandatin e gjashtë, por opozita beson se zgjedhjet u vodhën. Ministrat e BE-së përsëritën se zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi nuk ishin as të lira as të drejta, dhe se Lukashenko, një aleat i Vladimir Putinit rus nuk ka asnjë legjitimitet demokratik dhe ata mbështetën thirrjet për përsëritjen e atyre zgjedhjeve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI