Flash

Miratohet fondi 12 milionë dollarë nga Banka Botërore për vaksinën e COVID-19

Lapsi.al 14 October 2020
Miratohet fondi 12 milionë dollarë nga Banka Botërore për

Miratohen 12 miliardë dollarë nga Banka Botërore për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për koronavirus, teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve.

“Zarfi” prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të luftojnë pandeminë me koronavirus, ka thënë kjo Bankë përmes një deklarate.

Banka Botërore ka thënë se programet e saj urgjente për këtë pandemi janë shtrirë në 111 shtete. Qytetarët në shtetet në zhvillim po ashtu duhet të kenë qasje në vaksinën efektive kundër koronavirusit, është thënë në deklaratë. “Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”, ka thënë presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

“Qasja në vaksina efektive dhe forcimi i sistemeve të ofrimit të shërbimeve, janë çelës për ndryshim të kursit të pandemisë dhe për t’iu ndihmuar shteteve, që po përballen me katastrofa ekonomike dhe ndikim fiskal, të ecin tutje drejt rimëkëmbjes”, ka thënë mes tjerash ai. Zhvillimi i vaksinës po konsiderohet kyç për ndalje të përhapjes së koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka sëmurë 38 milionë të tjerë, ndërkohë që ekonomitë e shkatërruara po përballen me miliona të papunë.

Të këshilluara

Kina rinis testimet masive të popullsisë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Testimi masiv vj...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI