Flash

OBSH: Imuniteti i tufës, s’është përdorur kurrë si strategji në një pandemi

Lapsi.al 12 October 2020
OBSH: Imuniteti i tufës, s’është përdorur kurrë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se numri i rasteve me koronavirus në të gjithë globin është në nivelet më të larta, që nga fillimi i pandemisë.

 

Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur sot nga Gjeneva, Adhanom Ghebreyesus, drejtuesi i OSBH tha se në katër ditët e fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve të raportuara deri më tani. Ai shtoi më tej: “Në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje të numrit të rasteve të raportuara me Covid-19, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”. Tedros ishte kundër idesë së imunitetit të tufës.

Kreu i OBSH tha se imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen.

‘5% i mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një epidemie, aq më pak një pandemie. Është shkencërisht dhe etikisht problematike.’-tha ai.

Të këshilluara

Kina rinis testimet masive të popullsisë

Qyteti i Kinës Kingdao do ta testojë gjithë popullsinë prej nëntë milionë banorësh për sëmundjen COVID-19, të cilën e shkakton koronavirusi. Testimi masiv vj...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI