Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Alaska tronditet nga tërmeti, shkencëtarët paralajmërojnë 'mega-cunami' brenda një viti

Lapsi.al 20 October 2020
Alaska tronditet nga tërmeti, shkencëtarët

Gadishulli i Alaskës u godit nga një tërmet me fuqi 7.5 pasditen e së hënës, duke shkaktuar alarm për cunami në rajon. Por kërcënimi nuk maron këtu pasi shkencëtarët thonë se akullnajat që po shkrihen në rajonin e Alaskës mund të lëshojnë një 'mega-cunami', me një mur të lartë shkatërrues me ujë. Sipas tyre, tërheqja e akullnajave në Prince Ëilliam Sound, një kanal i ngushtë detar në bregdetin jugor të shtetit amerikan të Alaskës, po destabilizon shpatet malore dhe një cunami masiv mund të shfaqet në vitin 2021.

Një grup ekspertësh në një letër të hapur drejtuar autoriteteve të Alaskës thanë që shpatet e maleve që u shembën, shkaktuan valë të larta 633 metra në vitin 2015. Studiuesit gjithashtu vunë re se në Grenlandën perëndimore, një rrëshqitje toke në qershor 2017 prodhoi një cunami që la të vdekur katër njerëz dhe shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit Nuugaatsiaq. Sipas gjetjeve, cunami mund të ndikojë në zonat që vizitohen shpesh nga turistët, anijet e peshkimit dhe gjuetarët.

Të këshilluara

Trump sulmon Faucin: Ishte një katastrofë!

Dr. Anthony Fauci është një nga më të njohurit në botë sa i përket këshillave kundër koronavirusit, por tani presidenti Donald Trump duket i zhgënjyer prej tij,...

19:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI