Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Teleskopi i NASA-s zbulon praninë e ujit në Hënë

Lapsi.al 28 October 2020
Teleskopi i NASA-s zbulon praninë e ujit në Hënë

Njëmbëdhjetë vjet më parë, tri anije kozmike ndryshuan përgjithmonë pamjen tonë për Hënën.Të dhënat e mbledhura nga udhëtarët robotikë treguan se sateliti i vetëm natyror i Tokës nuk ishte një shkretëtirë e thatë, me pluhur, siç besonim prej kohësh. Anija kozmike morën treguesin kimik të ujit. Shkencëtarët nuk mund të ndanin treguesin kimik për të thënë përfundimisht se sa ishte uji "molekular", lëndët që ne i njohim si H2O dhe sa ishte hidroksil, një molekulë që është një atom hidrogjeni më pak se të bëhet ujë.

Të hënën, dy studime, të botuara në revistën Nature Astronomy, rishkruajnë edhe një herë historinë e ujit të hënës. Në studimin e parë, shkencëtarët ekzaminuan sipërfaqen e hënës në rreze infra të kuqe. Ata përcaktuan se në sipërfaqen hënore ekziston kryesisht e jo hidroksil. Shuai Li, një shkencëtar planetar në Universitetin e Haëait, ka kërkuar për ujë në sipërfaqen e Hënës për vite me radhë dhe ishte pjesë e një ekipi shkencëtarësh të përfshirë në zbulimin e akullit të ujit në polet e hënës në 2018. Akulli ishte bllokuar në rajone që ishin gjithmonë në hije të sipërfaqes hënore pra nuk ndriçoheshin kurrë nga rrezet e diellit. Prania e ujit është zbuluar rreth kraterit Clavius dhe shkencëtari Li thotë se duhet të përpunohen disa mijëra kilogram hënor për të marrë 1 litër ujë. Por mënyra se si krijohet dhe mirëmbahet ujin në sipërfaqen hënore është një enigmë e re.

Të këshilluara

Zbulohen molekula uji në Hënë

Për një kohë të gjatë Hëna konsiderohej si e thatë. Por shkencëtarët në provat e magmës, të sjella në Tokë prej astronautëve, zbuluan molekulat e ujit. Dy studi...

21:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI