Flash

Edhe Bush uron Biden për fitoren

Lapsi.al 8 November 2020
Edhe Bush uron Biden për fitoren

Ish-Presidenti amerikan George W. Bush i cili drejtoi Shtëpinë e Bardhë në 2 mandate nga 2001-2009, ka uruar Joe Biden për fitoren e tij dhe duke siguruar amerikanët se “vota e tyre është e numëruar”.

“Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet siç duhet,” tha ai, duke shtuar se “Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta”.

Republikani Bush shprehet gjithashtu se kishte folur në telefon me Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës-Presidenten e zgjedhur Kamala Harris për t’i uruar ata. Ai e quajti Joe Biden “një njeri të mirë që ka fituar mundësinë për të udhëhequr dhe bashkuar vendin”.

Bush gjithashtu përgëzoi Donald Trump për fitimin e mbështetjes së më shumë se 70 milion amerikanëve dhe tha se zërat e tyre do të “dëgjohen përmes Republikanëve të zgjedhur në çdo nivel të qeverisjes”.

Image

Të këshilluara

Infektohet me Covid edhe Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook. Deputeti socialist shkruan se ai ka simpto...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI